Vitinja: Iniesta dhe Modriç janë idhujt e mi

Futboll

Vitinja: Iniesta dhe Modriç janë idhujt e mi

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 12:36
Vitinja

Vitinja është një lojtar kyç për PSG-në teksa fitoi tripletën me skuadrën e tij dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Mesfushori brilant kontribuoi aq shumë në këto suksese saqë u rendit i treti në votimet për Topin e Artë dhe konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Në një intervistë për “MARCA”, portugezi foli për Andres Iniestën dhe Luka Modriçin.

“Ai që më frymëzon më shumë është Andres Iniesta.

 Sigurisht, së bashku me të është edhe Luka Modriç. Ata kanë qenë gjithmonë modelet e mi më të mëdhenj”, u përgjigj Vitinja kur u pyet se cilët mesfushorë i studionte për të përmirësuar lojën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat