Reali sfidon Barcelonën edhe jashtë fushe

Futboll

Reali sfidon Barcelonën edhe jashtë fushe

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 12:46
Mark Guehi

Barcelona dhe Real Madridi kanë nevojë urgjente për të përforcuar mbrojtjet e tyre.

Në fillim ishin blaugranat të cilët i hodhën sytë nga Mark Guehi dhe tashmë është radha e madrilenëve.

Kontrata e anglezit me Kristal Palas skadon në qershor dhe sipas AS, “Los Blancos” kanë kontaktuar tashmë ekipin e lojtarit dhe do të jetë në gjendje të negociojë lirisht me të brenda pak ditësh.

Guehi duket i gatshëm t’u japë përparësi “galaktikëve”, pavarësisht interesit nga Barcelona dhe Mançester Siti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat