Portieri i Kombëtares transferohet në Serie A

Futboll

Portieri i Kombëtares transferohet në Serie A

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 20:55
Alen Sherri

Alen Sherri do të rikthehet menjëherë te Kaljari në Seria A.

Portieri i Kombëtares nuk do të presë fundin e sezonit, deri kur supozohej të qëndronte i huazuar me Frozinonen në Serinë B.

Boris Radunoviç i Kaljarit do të kalojë te Specia. Për këtë Kaljarit i duhet një tjetër portier si alternativë.

Frozinone nuk është pengesë, pasi Sherri nuk ka fituar asnjë minutë deri tani në Serinë B.

Ish-portieri i Egnatias ishte pafat këtë sezon në Itali, pasi u dëmtua që në debutim me Frozinonen duke luajtur në Kupë. Kështu qëndroi për disa kohë jashtë.

Minutat për të kanë munguar, megjithatë Kaljarit i duhet një opsion më tepër.

Kështu vjen edhe ky rikthim surprizë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat