Williams kritikon ashpër Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite

Futboll

Williams kritikon ashpër Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 21:28
Kapiteni i Athletic Bilbao, Inaki Williams

Kapiteni i Athletic Bilbao, Inaki Williams, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, duke e quajtur këtë vendim një turp për futbollin dhe tifozët.

Më 7 janar Athletic do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës. Gjysmëfinalja tjetër do të luhet më 8 janar mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Superkupa e Spanjës zhvillohet në Arabinë Saudite prej gjashtë vitesh.

“Është e vështirë për tifozët të organizojnë udhëtimin dhe ndihesh sikur po luan gjithmonë jashtë fushe”, është shprehur sulmuesi i Athletic.

Williams ka treguar se është i shqetësuar edhe për arsye personale, pasi gruaja e tij është në një fazë të avancuar të shtatzënisë dhe mund të lindë nga momenti në moment. “Është e vështirë të lë gruan dhe djalin tim këtu”, e ka pranuar ai, duke shtuar se megjithatë mbetet në dispozicion të klubit dhe do të përpiqet të japë maksimumin në Superkupë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat