Arsenali fiton derbin bindshëm ndaj Aston Villës, përforcon kreun

Futboll

Arsenali fiton derbin bindshëm ndaj Aston Villës, përforcon kreun

Nga: K.G. Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 23:01
Skuadra e Arsenalit

Skuadra e Arsenalit ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Aston Villën, në takimin e javës së 19-të të Premier League. 

Arsenali dimëron në krye të tabelës së Anglisë.

“Topçinjtë” përforcojnë kreun e tabelës, kryesojnë me 45 pikë, por kanë një ndeshje e pesë pikë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.

Futbollistët Gabriel (48'), Zubimendi (52'), Trossard (69’), Gabriel Jesus (78’) – shënuan për fitoren e Arsenalit.

Watkins në minutën e 90+4 shënoi golin  ngushëllues për udhëtuesit.

Aston Villa zë vendin e tretë me 39 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat