Kombëtarja e Algjerisë me lojë e rezultat shkëlqeu ndaj Guinea Ekodoriales, duke e mposhtur me rezultat 3:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit E të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Algjeria është kualifikuar në të tetën e finales, ndërsa Guinea Ekudoriale eliminohet.
Futbollistët Belaid (19'), Chaibi (25') e Maza (32') shënuan për Algjerinë dhe Nsue (50') për Guinean Ekuadoriale.
Algjeria përfundon në vend të parë me 9 pikë dhe Guinea Ekodoariale e fundit me 0 pikë.