Goretzka i telefonon Flick, kërkon të transferohet në Barcelonë

Futboll

Goretzka i telefonon Flick, kërkon të transferohet në Barcelonë

Më: 1 janar 2026 Në ora: 11:29
Leon Goretzka

Mesfushori i Bayern Munih, Leon Goretzka, duket se do të largohet gjatë kësaj vere, dhe tashmë është bërë e ditur se ai do të ishte i hapur për një transferim në La Liga.

Aq më tepër, ai ka qenë në kontakt me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, lidhur me këtë ide.

Goretzka dhe Bayern janë të lidhur nga kontratë, e cila skadon pas gjashtë muajsh.

Klubi bavarez nuk ka bërë asnjë tentativë për të rinovuar me lojtarin dhe ky i fundit ka nisur që të mendojë për hapin e radhës.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat