Teo Hernandez jep spektakël me dy gola

Futboll

Teo Hernandez jep spektakël me dy gola

Më: 1 janar 2026 Në ora: 13:01
Teo Hernandez

Klubi i Al Hilal është kthyer në garën për titullin kampion në Arabinë Saudite falë fitores së rëndësishme në ditën e fundit të vitit përballë Al Kholod në transfertë.

Një fitore 3:1 me protagonist kryesor Teo Hernandez.

Anësori francez i klubit të Al Hilal, ishte ai i cili ndryshoi fatin e takimit në pjesën e dytë, pasi e para ishte mbyllur me shifrat 1:1.

Fillimisht ai devijoi para portës me një gjuajtje fluturimthi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Më pas, me një goditje dënimi ishte pikërisht francezi i cili lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke çuar shifrat në 3-1.

Ky sukses çoi Al Hilal në kuotën e 29 pikëve, 2 më pak se Al Nasr kryesues me të cilin duket se do të ketë një rivalitet të ndezur për titullin kampion në këtë edicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat