Mourinho futet në listë

Futboll

Mourinho futet në listë

Më: 1 janar 2026 Në ora: 17:34
Jose Mourinho

Jose Mourinho është futur në listën e Chelseas për trajner të ri.

Emri i teknikut portugez po qarkullon në media të ndryshme si zëvendësues i Enzo Marescas, i cili u shkarkua sot pas rezultateve të dobëta në javet e fundit.

Sipas raportimeve, Mouroinho do të dëshironte të rikthehet edhe për një aventur te skuadra londineze, nëse ka interesim nga drejtuesit e klubit.

Ai është i lidhur fort me Chelsean, pas suksesit që kishte në fillim të karrieres si trajner.

Mourinho aktualisht është trajner i skuadrës portugeze, Benfica, por një interesim nga Chelsea do ti ndryshonte mendjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat