Broja: Tani jam gati dhe i fuqishëm

Futboll

Broja: Tani jam gati dhe i fuqishëm

Më: 2 janar 2026 Në ora: 20:20
Armando Broja

Armando Broja ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Newcastle dhe u përzgjodh në formacionin e javës së Premier League, pavarësisht asaj humbje 1:3.

Sulmuesi ndieu pak shqetësime në fundin e ndeshjes, por nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi sic thotë edhe vetë lojtari ndihet shumë mirë.

Në një intervistë të fundit për faqjen e Burnley, Broja ka treguar se ka ndryshuar shumë në krahasim me më parë.

“Kur kam luajtur për herë të parë, është e lodhshme sepse e di sesa kërkuese është Premier League. është shumë e vështirë për çdo lojtar, është kampionat shumë fizik dhe është shumë e vështirë që të mbash ritmin në çdo ndeshje që të kesh vazhdueshmëri.

Prandaj mora pak kohë që të ndërtohesha ashtu si duhej fizikisht, u stërvita cdo ditë, cdo javë, që të bëhesha më i fuqishëm dhe jam edhe më i shpejtë tani.

Trajneri më ka hedhur në fushë dhe kjo më ka dhënë shumë besim edhe nga aspekti psikologjik tani, jam shumë më mirë sesa më parë. Jam gati edhe për ndeshjen tjetër me Brighton, jam stili i sulmuesit që lumturohem kur shënoj, si cdo kush tjetër, por nuk dua vetëm këtë.

Dua të marrë pjesë në ndeshje, të driblojë, të krijojë shanse për të tjerët dhe për veten, por të jem gjithmonë aty duke luajtur futboll dhe jo vetëm që të pres shansin për të shënuar. Tani jam rritur shumë në krahasim me më parë dhe ndihem më mirë”, tha Broja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat