Salah paralajmëron rikthim senzacional

Futboll

Salah paralajmëron rikthim senzacional

Më: 2 janar 2026 Në ora: 22:54
Mohamed Salah

Ka kaluar momente të shkëlqyeshme, dhe po e mendon rikthimin.

Goal shkruan se Mohamed Salah ka filluar të bëjë hapat e parë drejt një rikthimi sensacional në Serie A.

Superylli egjiptian i tha lamtumirë Italisë në vitin 2017 kur iu bashkua Liverpoolit.

Ai shënoi shifra rekord në Anfield dhe fitoi dy tituj të Premier League, por mundësia e një largimi në fillim të vitit 2026 po përmendet gjithnjë e më shumë.

Pretendohet se Roma do të donte ta rikthente atë, kurse ai nuk është kundër kësaj ideje. Salah ishte pjesë e Romës në edicionin 2015/16, dhe në 34 ndeshje a shënoi 14 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat