Rikthehet Carvajal, shihet në stërvitje me Realin

Futboll

Rikthehet Carvajal, shihet në stërvitje me Realin

Më: 3 janar 2026 Në ora: 13:09
Carvajal

Dani Carvajal është rikthyer nga lëndimi.

Spanjolli, është parë duke u stërvitur me skuadrën në qendrën stërvitore në Valdebebas.

Ky është një tjetër lajm i mirë për Realin, pasi që kishin pasur probleme në anën e djathtë.

Carvajal, kishte qenë i lënduar që nga ndeshja e “El Clasico” në tetor.

Ende nuk dihet nëse ai do të ketë minuta në ndeshjen ndaj Real Betisit, që zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat