Do të promovohet libri “KF Llapi – vit pas viti”, me autor Esad Ejupi

Futboll

Do të promovohet libri “KF Llapi – vit pas viti”, me autor Esad Ejupi

Nga: K.G. Më: 3 janar 2026 Në ora: 13:42
Esad Ejupi

Llapi ka traditë të gjatë në futbollin e Kosovës.

Sukseset më të mëdha i ka në dekadën e fundit, ku kanë arritur t'i fitojnë dy Kupa të Kosovës falë punës së madhe të kryetrajnerit Tahir Batatina.

Pasnesër do të promovohet libri i KF Llapit, me autori Esad Ejupi. 

Image

Libri

“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë se të hënën më 5 janar, duke filluar nga ora 17:00, në "Restaurant Diamond", Podujevë, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit “KF Llapi – vit pas viti”.

Ky event shënon finalizimin e një projekti disavjeçar të autorit Esad Ejupi, i realizuar në bashkëpunim me KF Llapi, i cili pasqyron historikun, rrugëtimin, sfidat dhe sukseset e klubit ndër vite.

Në këtë ngjarje të veçantë, do të prezantohet një botim me vlerë të veçantë dokumentare, i cili përcjell rrugëtimin e KF Llapit që nga viti 1932, në një periudhë kur informacionet ishin të pakta, e deri në ditët e sotme.

Ky libër përfshin të gjitha gjeneratat e klubit ndër vite dhe përbën një dëshmi të çmuar historike, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë e KF Llapit.

Ftohen të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje me rëndësi për klubin dhe komunitetin sportiv”, njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat