Brahim Diaz vazhdon të shkëlqej

Futboll

Brahim Diaz vazhdon të shkëlqej

Më: 4 janar 2026 Në ora: 19:59
Diaz

Kombëtarja e Marokos ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Tanzania, duke siguruar raundin tjetër të AFCON-it.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Brahim Diaz në pjesën e dytë.

Diaz shënoi një gol shumë të bukur, pas një asisti nga Achraf Hakimi.

Me këtë fitore, Maroko shkon në çerekfinale dhe tani do ta pres fituesin e ndeshjes Afrika e Jugut vs Kameruni për të mësuar kundërshtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat