Bisedime kokë më kokë me Sinan Idrizin

Futboll

Bisedime kokë më kokë me Sinan Idrizin

Më: 6 janar 2026 Në ora: 13:29
Ekipi i Galatasarayt

Zyrtar të lartë nga klubi i Galatasaray kanë qenë ditën e djeshme në Vlorë, konkretisht në ambientin e skuadrës së Flamurtarit.

Arsyeja e kësaj vizite kishte të bënte në ndërtimin e një partneriteti strategjik, teksa ka synim zhvillimin e terreneve sportive, salla multifunksionale dhe ambienteve të përshtatshme për ushtrimin e disa disiplinave sportive, sikurse krijimin e një akademie të denjë për ekipin e Flamurtarit.

Klubi i drejtuar nga Sinan Idrizi kërkon ta rris standartin. Palët e përfshira, trajtuan edhe shkëmbimin e ekspriencave mes stafeve teknike.

Në këtë takim të jashtëzakonshëm për klubin e Flamurtarit, ishte prezente edhe kryetarja e bashkisë Vlorë Brunilda Mersini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat