Inter dhe Napoli duel në distancë për kreun

Futboll

Inter dhe Napoli duel në distancë për kreun

Më: 7 janar 2026 Në ora: 12:33
Chivu e Conte

Mesjava në Serie A hyn në fazën më të nxehtë, me Napolin dhe Interin që përballen në distancë për vendin e parë në renditje.

Skuadra e Antonio Contes pret Veronën në “Maradona” në orën 18:30, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të ushtruar presion ndaj Interit, që luan më vonë, në orën 20:45, në transfertë ndaj Parmës.

Për Conten, sfida me Veronën ka rëndësi të dyfishtë, sidomos përpara përballjes direkte Inter-Napoli që luhet pas katër ditësh. Napoli nuk do të ketë në dispozicion Neres për shkak dëmtimi, ndërsa pritet të aktivizohen Elmas, Lang dhe Hojlund.

Ndërkohë, Interi kërkon të ruajë kreun në “Tardini”, në një ndeshje të veçantë për Cristian Chivun ndaj ish-ekipit të tij. Zikaltërit pritet të aplikojnë rotacion, me Mkhitaryan dhe Carlos Augusto titullarë, ndërsa në sulm mund të shihet dyshja Lautaro–Esposito.

Programi i ditës përfshin edhe duele të tjera të rëndësishme si Bologna-Atalanta, Lazio-Fiorentina dhe Torino-Udinese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat