Lojtari më përvojë largohet nga Ferizaj

Futboll

Lojtari më përvojë largohet nga Ferizaj

Nga: K.G. Më: 7 janar 2026 Në ora: 16:45
Remzifaik Selmani

Remzifaik Selmani, futbollist më përvojë të gjatë, është larguar nga klubi i Ferizajt.

Selmani u paraqit në pjesën vjeshtore në ekipin ferizajas.

“Faleminderit Remzifaik Selmani!

FC Ferizaj njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me sulmuesin Remzifaik Selmani pas 6 muajsh angazhimi.

E falënderojmë Remzifaikun për korrektësinë, dhe kontributin e tij me fanellën e klubit tonë, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejme në karrierë”, njofton FC Ferizaj.

Ekipi Ferizaj është në vend të nëntë me 19 pikë, në zonën më të keqe të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat