Mesfushori prezantohet te klubi i Superligës turke

Futboll

Mesfushori prezantohet te klubi i Superligës turke

Më: 11 janar 2026 Në ora: 14:20
Pamje nga prezantimi

Gasama Karamba nuk është më një futbollist i Dinamos.

Ai ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Gaziantep në Superligën turke dhe ditën e sotme është prezantuar nga ana e klubit.

Transferimi i tij mbush arkat e Dinamos, pasi rreth 200 mijë euro do të kalojnë nga turqit te kryeqytetasit.

21-vjeçari ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe progres të dukshëm gjatë sezonit të fundit dhe është një profil interesant për të forcuar repartin e mesfushës së Gaziantep.

Ky transferim në elitën e futbollit turk është një hap i rëndësishëm në karrierën e lojtarit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat