Rekordi i Hansi Flik me finalet

Futboll

Rekordi i Hansi Flik me finalet

Më: 11 janar 2026 Në ora: 22:59
Hansi Flik

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka vazhduar ecurinë e tij mbresëlënëse të karrierës në ndeshjet finale që kur është ulur të drejtojë në pankinë.

Gjermani rezulton se është 100% fitues në ndeshje të tilla duke u konfirmuar një mjeshtër i sfidave ku vendoset trofeu.

Ai ka fituar të 5 finalet në të cilat ka marrë drejtuar si trajner i Bajern Mynih: Liga e Kampioneve, Botërori i Klubeve, Supërkupa e Europës, Kupa e Gjermanisë dhe Superkupa e Gjermanisë.

Këtyre u shtohen edhe 3 finalet e fituara me Barcelonën në po aq ndeshje të luajtura: Kupa e Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat