Reece James tregon se cili është më i përshtatshmi

Futboll

Reece James tregon se cili është më i përshtatshmi

Më: 14 janar 2026 Në ora: 15:28
Reece James

Kapiteni i Chelseat, Reece James kohët e fundit ka luajtur në dy pozicione, atë të mbrojtësit të krahut dhe mesfushorit kreativ.

Në një intervistë, ai u pyet për pozicionin e preferuar.

James thotë se të dyjat tashmë i kanë “hy” në gjakë.

“Të jem i sinqertë nuk kam ndonjë preferencë.

Kam luajtur tashmë në dy pozicionet.

Po të më pyesni para një viti, ndoshta do të kisha një preferencë.

Por tani kam luajtur në dy rolet.

“Jam i lumtur që jam kthyer dhe që po i ndihmoj bashkëlojtarët e mi”, u shpreh James

Kujtojmë që Chelseat sonte luan ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat