Cancelo thumbon Realin në prezantimin e tij

Futboll

Cancelo thumbon Realin në prezantimin e tij

Më: 14 janar 2026 Në ora: 17:26
Joao Cancelo

Joao Cancelo është prezantuar si lojtar i ri i Barcelonës.

Mbrojtësi portugez është rikthyer te skuadra katalanase, ku do të jetë i huazuar deri në përfundim të sezonit nga Al Hilal.

Cancelo është përfshirë në rivalitetin që ka Barceona dhe Real Madridi, duke thumbuar klubin mbretëror.

Ai tha se nuk dëshiron të shoh një klub të madh duke u fundsur, duke u referuar ngjarjeve të fundit.

“Forma e Real Madridit? Një klub i madh nuk dëshiron të shohë një klub tjetër të madh duke u fundosur.

Barça gjithmonë përpiqet të fitojë, pavarësisht nëse Madridi po bën mirë apo dobët.”, ka deklaruar Cancelo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat