Pep Guardiola: Ja pse ky vit nuk është i njëjtë

Futboll

Pep Guardiola: Ja pse ky vit nuk është i njëjtë

Më: 15 janar 2026 Në ora: 12:56
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në një deklaratë për mediat, ka shpjeguar se përse ky vit nuk është si sezoni i kaluar.

“Ky sezon nuk ngjan me atë të shkuarin dhe arsyeja është mjaft e qartë.

Është mënyra se si luajmë dhe energjia që kemi”, u shpreh Guardiola.

Më tej, ai konfirmoi: “Mbetet e thjeshtë. Energjia dhe mënyra se si luajmë ka shtuar rastet që krijojmë, duke sjellë edhe një rritje të golave të shënuar”.

“Vjet thjesht nuk e fusnim dot topin shumë shpesh në rrjetë. Këtë sezon është më ndryshe, kaq është diferenca. Nuk është vetëm një lojtar, janë shumë“, tha Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat