Bayern i Kompany në sezon historik

Futboll

Bayern i Kompany në sezon historik

Më: 15 janar 2026 Në ora: 15:13
Guardiola e Kompany

Bayern i Kompany në sezon historik, shënon më shumë se skuadra e Guardiola-s!

Sezoni i dytë i Bayern-it nën drejtimin e Vincent Kompany është për rekord. Triumfi në Këln ishte i 15-ti në 17 takimet e zhvilluara deri më tani në Bundesligë.

Me një hap të tillë skuadra e drejtuar nga belgu ka barazuar rekordin e vendosur nga Bayern-i i Josep Guardiola në sezonin 2013/2014.

Edhe në atë sezon ashtu si edhe tani Bayerni numëron 47 pikë pas 17 ndeshjeve të para.

Por ajo ku bën diferencën ekipi aktual qëndron në sulm.

Ekipi i Kompany ka një diferencë prej 53 gola ndërsa formacioni i Guardila “vetëm” 35.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat