PSG nuk humb kohë

Futboll

PSG nuk humb kohë

Më: 15 janar 2026 Në ora: 15:37
Ousmane Dembele

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se PSG ka hapur bisedimet për të diskutuar një kontratë të re me sulmuesin kryesor Ousmane Dembele.

Klubi parizien i ka komunikuar lojtarit në fjalë synimin për “ta blinduar” me marrëveshje afatgjatë, edhe pse ende nuk është paraqitur një ofertë zyrtare.

28-vjeçari ka kontratë aktuale deri në qershor 2028 dhe vjen pas një sezoni fenomenal 2024/25, i cili e çoi deri te fitimi i “Topit të Artë”, vitin e kaluar.

Megjithatë, sezoni aktual ka qenë i shoqëruar nga dëmtime për Dembéle, i cili deri tani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asistime.

PSG synon të sigurojë vazhdimësinë e një prej figurave kyçe të projektit, ndërsa bisedimet janë ende në fazat fillestare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat