KF Shkëndija nga Haraçina përforcohet

Futboll

KF Shkëndija nga Haraçina përforcohet

Më: 15 janar 2026 Në ora: 23:31
Hadis Tairi

Drejtuesit e Shkëndijës nga Haraçina kanë sjell një përforcim të ri dhe të madh. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Hadis Tairi, i cili vjen nga radhët e Struga Trim Lum.

Me këtë përforcim, Shkëndija shpreh qartë aspiratat e saj për renditjen më të lartë dhe hyrjen në Ligën e Parë. Ekipi nga Haraçina e përfundoi gjysmësezonin e vjeshtës në vendin e dytë, menjëherë pas liderit, “Ohrid”.

“Hadis Tairi pjesë e klubit tonë.

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Hadis Tairi, i cili i bashkohet ekipit tonë si mbrojtës i majtë.

Tairi vjen nga FC Struga, ekip me përvojë dhe standarde të larta konkurruese, duke sjellë me vete disiplinë taktike, siguri në fazën mbrojtëse dhe kontribut të vazhdueshëm në krahun e majtë.

Me këtë përforcim, klubi vazhdon të ndërtojë një skuadër të balancuar dhe konkurruese, në funksion të objektivave tona sportive”, njofton klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat