Prishtina përforcohet me lojtarin nga Holanda

Futboll

Prishtina përforcohet me lojtarin nga Holanda

Nga: K.G. Më: 15 janar 2026 Në ora: 23:49
Sylian Mokono

Klubi me renome i futbollit Prishtina po kompletohet për pjesën e dytë të kampionatit, në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.

Përforcimi i radhës është futbollisti nga Holanda, Sylian Mokono. 

“Sylian Mokono i bashkohet FC Prishtinës. 

Mbrojtësi i djathtë holandez është përforcimi më i ri i skuadrës sonë në këtë afat kalimtar dimëror.

26-vjeçari është produkt i akademisë së FC Utrecht, ku ka kaluar disa grupmosha deri te ekipi i parë.

Mokono ishte pjesë e Heracles Almelo, me të cilin u shpall kampion në ligën e dytë të Holandës, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës VVV-Venlo”, ka njoftuar FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat