Igli Tare nuk pret më gjatë

Futboll

Igli Tare nuk pret më gjatë

Më: 16 janar 2026 Në ora: 17:57
Françesko Kamarda

Françesko Kamarda me shumë gjasa do të kthehet te Milani.

17-vjeçari është i dëmtuar dhe në Itali raportohet se nuk do e mbyllë sezonin në huazim te Leçe.

Igli Tare po shikon në merkato për përforcime, ndërsa Kamarda do të shfaqet si përforcim për pjesën e dytë të sezonit në ekipin e Alegrit.

Nga Leçe ndërkohë do të largohet me kujtimin e 19 ndeshjeve ku realizoi një gol dhe asistoi një tjetër.

Deri tani është huazuar një lojtar. pikërisht Niklas Fylkryg nga Uest Hem. Kuqezinjtë kanë nevojë për përforcime, megjithatë deri tani nuk janë nxituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat