KF Prishtina e Re ndahet me Hanën dhe Zoungranën

Futboll

KF Prishtina e Re ndahet me Hanën dhe Zoungranën

Nga: K.G. Më: 16 janar 2026 Në ora: 22:28
Guri Hana e Abdoul Razack Zoungrana

KF Prishtina e Re është para sfidave të mëdha në edicionin pranveror në elitën e futbollit të Kosovës.

Ky ekip është në fund të tabelës dhe e pret punë e madhe në luftë për të siguruar ekzistencën. 
Prishtina e Re ka liruar dy futbollistë.

”Faleminderit, Guri Hana e Abdoul Razack Zoungrana!

KF Prishtina e Re shpreh mirënjohjen e saj për Guri Hanën dhe Abdoul Razack Zoungranën për kontributin dhe angazhimin e treguar gjatë kohës sa ishin pjesë e skuadrës sonë.

Klubi ju uron shumë suksese në vazhdim të karrierës dhe në çdo hap të ardhshëm profesional”, njofton Prishtina e Re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat