Real Madridi kërkon të hedh pas krahëve humbjen në finalen e Superkupës

Futboll

Real Madridi kërkon të hedh pas krahëve humbjen në finalen e Superkupës

Më: 17 janar 2026 Në ora: 13:16
Formacionet

Real Madridi kërkon të hedh pas krahëve humbjen në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës dhe eliminimin e turpshëm nga klubi i kategorisë së dytë në Kupën e Mbretit.

Madrilenët duan fitoren në shtëpi kundër Levantes në ndeshjen e vlefshme për raundin e 20-të në La Liga.

Trajneri Arbeloa e nis me treshen Vini-Mbape-Garsia, ku Kilië duket se e ka lënë pas dëmtimin.

Gjithashtu janë rikthyer edhe Bellingam, Çuameni dhe Karreras.

“Los Blancos” iu nevojiten 3 pikët për të mos lejuar arratisjen më tej të rivalëve të përjetshëm, të cilët kryesojnë kampionatin me 49 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat