Nigeria fiton ndaj Egjiptit për vendin e tretë

Futboll

Nigeria fiton ndaj Egjiptit për vendin e tretë

Më: 17 janar 2026 Në ora: 19:25
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Nigerisë ka shënuar fitore ndaj Egjiptit në ndeshjen e vendit të tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Rezultati gjatë 120 minutave lojë ishte 0:0, kurse fituesi u përcaktua në penallti.

Nigeria u tregua më e saktë nga 11-metërsha, duke fituar me rezultatin 2:4.

Për Egjiptin nga penalltitë gabuan dyshja e futbollistëve: Mohamed Salah dhe Marmoush.

Kujtojmë që nesër zhvillohet finalja mes Senegalit dhe Marokos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat