Zurich barazon, Kamberi ndëshkohet me karton të kuq 

Futboll

Zurich barazon, Kamberi ndëshkohet me karton të kuq 

Nga: K.G. Më: 18 janar 2026 Në ora: 16:01
Pamje nga ndeshja

Ndeshja mes Servette-s dhe Zurich-ut përfundoi baras 1:1.

Për Servette shënoi Burch (20’), ndërsa për Zurich barazoi Reverson (28’).

Futbollistët shqiptarë Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi u paraqitën nga minuta e parë për Zurich-un. 

Krasniqi është zëvendësuar në minutën e 62-të dhe Kamberi u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 72-të pas një ndërhyrje si lojtar i fundit.

Pas javës së 20-të në elitën e futbollit zviceran, Zurich renditet i gjashti me 25 pikë, ndërsa Servette i dhjeti me 21 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat