Luka Modriç rezervë e shqiptarit! Kjo e habiti botën

Futboll

Luka Modriç rezervë e shqiptarit! Kjo e habiti botën

Nga: K.Goca Më: 18 janar 2026 Në ora: 22:44
Ardon Jashari në veprim gjatë ndeshjes

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, është paraqitur nga minuta e parë në fitoren e Milanit me rezultat 1:0 ndaj Lecces së Ylber Ramadanit, në takimin e javës së 21-të të Serie A.

Ylli kroat, Luka Modriç, ka qëndruar në bankë, duke e zëvendësuar Ardon Jasharin e lënduar në minutën e 87-të.

Megjithatë Milani ka arritur tre pikë e duke u afruar edhe më shumë më kreun e tabelës.

Futbollisti gjerman Niclas Fullkrug është protagonist i fitores.

Niclas Fullkrug shënoi në minutën e 76-të pas asistimit të Saelemaekersit.

Ylber Ramadani është aktivizuar nga minuta e parë e u dnëshkua në minutën e 84-të.

Pas një minute (85’) Ramadani u zëvendësua.

Interi kryeson me 49 pikë, ka tre më shumë se Milani në pozitën e dytë, Lecce është në pozitën e 18-të me 17 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat