Rikthehet në skuadër për ndeshjen ndaj Marseille

Futboll

Rikthehet në skuadër për ndeshjen ndaj Marseille

Më: 20 janar 2026 Në ora: 17:28
Salah

Liverpooli do të zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Marseilles në Ligën e Kampionëve.

Ata do të udhëtojnë drejt Francës, ku do të jenë mysafirë në stadiumin ikonik, “Velodrome”.

“Reds”, zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes së madhe, me skuadrën që ka pritur rikthimin e madh të Mohamed Salah.

Salah, ishte jashtë listës pasi që ka qenë në grumbullim me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve.

Ndeshja luhet nesër në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat