Bastoni, i hapur për transferim te Barcelona në verë

Futboll

Bastoni, i hapur për transferim te Barcelona në verë

Më: 21 janar 2026 Në ora: 13:40
Bastoni

Sipas “AS”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është në dijeni se mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, do të ishte i gatshëm të transferohej në “Camp Nou” gjatë verës, nëse klubi katalanas do ta ndiqte seriozisht.

Barcelona synon të afrojë një qendërmbrojtës të majtë të nivelit të lartë dhe në listën e dëshirave, përveç Bastoni, janë edhe Josko Gvardiol i Manchester City dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit.

Para pak kohësh, Bastoni u përpoq t’iu jepte fund zërave për një kalim të tij te Barcelona, duke deklaruar se është i lumtur tek Interi.

Megjithatë, tundimi për t’iu bashkuar Barçës është i madh për çdo lojtar. Pengesa kryesore mbetet situata financiare e klubit katalanas, e cila e vështirëson realizimin e një marrëveshjeje për Bastoni, vlera e të cilit llogaritet rreth 70 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat