Nga Dinamo e Arbër Hoxhës te Rangers i Nedim Bajramit

Futboll

Nga Dinamo e Arbër Hoxhës te Rangers i Nedim Bajramit

Më: 22 janar 2026 Në ora: 11:21
Ndeshjet

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare në Europa League.

Plot 36 ekipe do të përplasin “brirët” mes tyre për fitoren në këtë turne.

18 ndeshje mjaft të luftuara do të luhen në dy orare të ndryshme, ku në fushë do të zbresin edhe 2 futbollistë të Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Arbër Hoxhën dhe Nedim Bajramin.

I pari me Dinamon e tij do të presë në shtëpi skuadrën e FCSB, duel që do të startojë në orën 21:00.

Paralelisht do të luajë edhe Rangers i Nedim Bajramit, të cilët do të presin në shtëpi ekipin e Ludogorets.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat