Mbappe dominon renditjen e shënuesve

Futboll

Mbappe dominon renditjen e shënuesve

Më: 22 janar 2026 Në ora: 14:34
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe konfirmohet protagonist absolut i Champions League 2025-2026.

Me dopietën ndaj Monaco, në fitoren e bujshme 6:1 të Real Madridit, ylli francez e çoi në 11 numrin e golave të shënuar në vetëm 6 ndeshje, duke u shkëputur nga Harry Kane, i cili pavarësisht një dopiete mbetet 4 gola pas.

Pasi mungoi në javën e gjashtë, Mbappé kishte mahnitur më herët kundër Olympiacos, ku shënoi 4 gola, përfshirë “hat-trick” e dytë më të shpejtë në historinë e kompeticionit.

Në fillim të sezonit, 3 golat e parë erdhën nga penalltia; 2 ndaj Marseille dhe një kundër Kairat Almaty, përpara se të shënonte 2 gola nga loja për të kompletuar “hat-trick” e parë të fazës së grupeve 2025-2026.

Pas tij renditet Harry Kane, i cili u rikthye te goli me një dopietë ndaj Union Saint-Gilloise. Me nga 6 gola janë Anthony Gordon (Newcastle), Erling Haaland (Manchester City) dhe Victor Osimhen (Galatasaray), secili me ecuri të ndryshme gjatë fazës së grupeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat