Prishtina e Re fiton ndaj ekipit hungarez

Futboll

Prishtina e Re fiton ndaj ekipit hungarez

Nga: K.G. Më: 22 janar 2026 Në ora: 20:28
Ekipi i futbollit Prishtina e Re

Ekipi i futbollit Prishtina e Re po përgatitet në tokën turke për pjesën e dytë të kampionatit.

Prishtina e Re ka zhvilluar ndeshje miqësore me ekipin nga Hungaria, Budapest Honved.

“Shënojmë fitore në ndeshjen e dytë përgatitore në Antalya, duke mposhtur Budapest Honvéd FC me rezultat 1:0.

Vazhdojmë me intensitet dhe fokus maksimal në fazën përgatitore”, njofton FC Prishtina e Re.

Prishtina e Re është në fund të tabelës me 15 pikë dhe e pret punë e zorshme për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat