Arbeloa përballet me ndeshjen e tij të katërt si trajner

Futboll

Arbeloa përballet me ndeshjen e tij të katërt si trajner

Më: 23 janar 2026 Në ora: 13:55
Álvaro Arbeloa

Alvaro Arbeloa përballet me ndeshjen e tij të katërt si trajner i Real Madridit, me Rodrygo në listë dhe objektivin e fitores në transfertë ndaj Villarrealit (e shtunë, 21:00).

Në konferencë, ai e cilësoi sfidën në “La Cerámica” si “një nga transfertat më të vështira në La Liga”, duke theksuar se “duhet niveli ynë më i lartë për të marrë tri pikët”.

Arbeloa u shpreh i kënaqur me “predispozicionin e të gjithë lojtarëve për të vënë ekipin mbi individin”, duke vlerësuar Camavinga dhe Valverde për paraqitjen ndaj Monaco.

Për kritikat tha se është “shumë i qetë dhe i fokusuar për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët”.

Për rinovimin e Vinícius: “I takon atij dhe klubit; dëshira ime është të vazhdojë të bëjë histori”.

Ai shpreson që ndeshja me Monaco të jetë “pikë kthese”. Për merkaton e dimrit: “Kam një skuadër të jashtëzakonshme…

Nëse duhet diçka, kemi një akademi të madhe”.

Për Bellingham, trajneri vlerësoi “mentalitetin fitues, lidershipin dhe karakterin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat