Dani Alves mendon rikthimin në futboll

Futboll

Dani Alves mendon rikthimin në futboll

Më: 24 janar 2026 Në ora: 16:28
Dani Alves - majtas

Kur askush nuk e prist, Dani Alves po shqyrton mundësinë e rikthimit në futbollin profesionist në moshën 42-vjeçare, gati tre vjet pas pensionimit.

Sipas raportimeve të gazetës portugeze ”A Bola”, ish-mbrojtësi i Barcelonës mund të rikthehet në fushë për disa muaj për të ndihmuar skuadrën portugeze Sao Joao de Ver, e cila garon në kategorisë së tretë, në betejën për mbijetesë.

Alves është gjithashtu bashkëpronar i klubit dhe mund të jetë përforcimi kryesor i ekipit në fazën vendimtare të sezonit.

Klubi portugez do të zhvillojë fazën e dytë të kampionatit për të shmangur rënien nga kategoria.

Kujtojmë që në muajin mars të vitit të kaluar, Dani Alves u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Katalonjës, pas 14 muajsh qëndrimi në paraburgim, i akuzuar për sulm seksual.

Ai fillimisht ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Barcelonës, por më pas u lirua.

Në ditët në vijim pritet të bëhet e qartë nëse braziliani do të rikthehet zyrtarisht në fushë, në një nga rikthimet më të bujshme të viteve të fundit në futboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat