KF Rramalia me shumë fytyra të reja

Futboll

KF Rramalia me shumë fytyra të reja

Më: 24 janar 2026 Në ora: 23:46
Pamje nga stërvitja

KF Rramalia, skuadër kjo që garon në Ligën komunale të Kumanovës, sot edhe zyrtarisht ka nisurpërgatitjet për sezonin e ri garues, një sezon që pritet të jetë tejet rivalizues dhe konkurrues.

Ekipi ka filluar stërvitjet nën drejtimin e stafit teknik, me në krye trajnerin Avdo Ebibi, me fokus në përgatitjen fizike, taktike dhe organizative.

Drejtuesit e klubit theksojnë se objektivi i KF Rramalia është ndërtimi i një ekipi të fortë dhe të disiplinuar, i aftë për t’u përballur me çdo rival dhe për të qenë konkurrues gjatë gjithë kampionatit.

Drejtuesit kanë besim të plotë te grupi i lojtarëve dhe stafi teknik, ndërsa parapërgatitjet do të shërbejnë si bazë për një sezon të suksesshëm dhe dinjitoz.

Një gjë të tillë më së miri dëshmojnë edhe përforcimet e bëra nga drejtuesit e KF Rramalisë, skuadër kjo që në rradhët e veta gjatë kësaj merkatoje ka arritur të afrojë emra shumë të njohur në futbollin vendor, që në të kaluarën kishin luajtur edhe në Ligën e Parë maqedonase.

Fjala është për lojtarë të kalibrit si Florent Osmani, Burhan Mustafa, Emir Aliu, Ismail Abdullahu dhe Endrit Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat