Trent është i lënduar

Futboll

Trent është i lënduar

Më: 25 janar 2026 Në ora: 00:04
Trent Alexander-Arnold

Media spanjolle raportoi disa ditë më parë se trajneri i ri i Real Madridit i ka thënë ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, se ai nuk është në planet e klubit.

Megjithatë, Daily Mail sot pretendon se këto raportime nuk janë të vërteta, pavarësisht një fillimi të vështirë në Madrid.

Trent aktualisht është i lënduar, ka luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon dhe nuk ka dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm për Realin.

Sipas Transfermarkt, ai vlen 70 milionë euro.

Ai mbërriti te Reali si një yll i madh verën e kaluar, pasi fitoi kampionatin anglez me Liverpoolin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat