Barcelona heq dorë nga mbrojtësi gjerman

Futboll

Barcelona heq dorë nga mbrojtësi gjerman

Më: 25 janar 2026 Në ora: 13:44
Flick

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase Sport, pista që lidhte Nico Schlotterbeck me Barcelonën është mbyllur dhe aktualisht nuk konsiderohet më një opsion konkret.

Pavarësisht cilësive teknike të mbrojtësit gjerman, profili i tij nuk përputhet plotësisht me kërkesat taktike të trajnerit.

Konkretisht, vlerësohet se atij i mungon shpejtësia e nevojshme për t’u integruar në filozofinë e lojës që synon Hansi Flick.

Në këtë kontekst, tekniku gjerman po orienton preferencat e tij drejt Alessandro Bastonit të Interit, të cilin e sheh si një alternativë më të përshtatshme për mënyrën e lojës që dëshiron të ndërtojë te Barcelona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat