Dhimbje në familjen e Ajet Shoshollit

Futboll

Dhimbje në familjen e Ajet Shoshollit

Nga: K.G. Më: 27 janar 2026 Në ora: 12:50
Muhamet Shosholli

Ka ndërruar jetë Muhamet Shosholli, kontribues i madh në Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë.

Muhameti është vëllai i Ajet Shoshollit.

Ndryshe Ajet Shosholli wshtw trajner i trajnerëve në Kosovë, ish-selektori i parë i Kombëtares së Kosovës (1991–1996) dhe kryetrajner i gjeneratës së artë të Prishtinës (1984–1985). 

Image

Muhamet Shosholli

Gjatë karrierës së tij, Ajet Shosholli ka drejtuar gjithashtu skuadra të njohura si Vëllaznimi i Gjakovës, Shkëndijen e Tetovës, etj.

 “Me 26/01/2026 në moshën 83 - vjeçare, ndërroi jetë i vetmi im vëlla Muhamet Shosholli, duke na lënë me dhembje dhe pikëllim të thellë tërë familjen tonë.

Në këto momente pikëllimi nuk gjej dot fjalë për të përshkruar zbrazëtin që na e lë gjithë familjes.

Por ndihem krenar që isha vëllau i yti sepse ti tërë jetën si punonjës në kombinatin Trepça, punove me përkushtim dhe me nderë, duke krijuar një familje të shëndoshë dhe të respektuar. 

Prehu në paqe vëllai i im”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat