FSHF e Bashkia, drejt përfundimit të dy fushave të reja

Futboll

FSHF e Bashkia, drejt përfundimit të dy fushave të reja

Më: 27 janar 2026 Në ora: 14:28
Pamje

Ndërtimi i dy fushave të reja sportive në Prrenjas po shkon drejt përfundimit, duke sjellë një tjetër investim konkret në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit.

Një nga fushat ndodhet në fazën finale të shtrimit të tapetit artificial, ndërsa mini-fusha pritet të nisë së shpejti me të njëjtin proces.

Ky projekt realizohet falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Prrenjasit, në kuadër të strategjisë për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.

Fushat e reja do t’u shërbejnë të rinjve, shkollave dhe komunitetit lokal, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat