Shqiptarët me Hoffenheimin tronditin Werderin në Bremen

Futboll

Shqiptarët me Hoffenheimin tronditin Werderin në Bremen

Nga: K.G. Më: 27 janar 2026 Në ora: 22:26
Hoffenheim

Reprezentuesit e Kosovës, Albian Hajdari e Leon Avdullahu, me skuadrën e Hoffenheimit po tregojnë lojëra të mira. 

Hoffenheim kthehen me pikë të plota nga Bremeni, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Werderit, në takimin e mbetur të javës së 16-të të Bundesliga I.

Hoffenheim edhe pse mbeti pa një lojtar nga minuta e 51-të, ku Burger u përjashtua me karton të kuq, kjo fare nuk e pengoj drejt fitores.

Golat i realizuan Prass (44') e Promel (53').

Hajdari e Avdullahu luajtën tërë ndeshjen, ndërsa Fisnik Asllani qëndrojë në bankë.

Hoffenheim është në vend të tretë me 39 pikë e Werder në të 15-tin me 18 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat