Reali mbetet në play - off
Gjithçka është qartësuar sonte, cilat skuadra janë kualifikuar direkt në të tetën e finales dhe 16 që mbeten në play-off të Champions League në futboll.
Tetë skuadra që u kualifikuan në të tetën e finales janë: Arsenali, Bayern Munihu, Liverpooli, Tottenhami, Chelsea, Barcelona, Sporting e Manchester City.
Ndërsa 16 skuadra janë në play-off, ku përmes saj do të synojnë kalimin në të tetën e finales: Reali, Interi, PSG, Newcastle, Juventusi, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkuseni, Dortmundi, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabag, Bodo/Glimt e Benfica.

8 të parat
Edon Zhegrova është paraqitur nga minuta e 73-të për Juventusin, në barazimin 0:0 ndaj Monaco-s vendase.
Chelsea fiton në konak të Napolit me rezultat 3:2. Skuadra e Napolit është eliminuar nga garat e Champions League.

Ekipet që mbeten në play-off
Rezultatet
Napoli – Chelsea 2:3
Dortmund – Interi 0:2
Liverpooli – Qarabag 6:0
Monaco – Juventus 0:0
SL Benfica - Real Madrid 4:2
PSV – Bayerni 1:2
Arsenal - Kairat Almaty 3:2
Leverkusen - FC Villarreal 3:0
Eintracht - Tottenham 0:2
Manchester City - Galatasaray SK 2:0
PSG – Newcastle United 1:1
Barcelona - FC Copenhagen 4:1
Atl. Madrid - Bodö/Glimt 1:2
Club Brugge – Marseille 3:0
Ajax – Olympiakos 1:2
Athletic Bilbao – Sporting 2:3
Union Saint-Gilloise – Atalanta 1:0
Pafos FC – Slavia 4:1