Kontrata e re s’i pëlqen Benzema-s

Futboll

Kontrata e re s’i pëlqen Benzema-s

Më: 28 janar 2026 Në ora: 21:39
Karim Benzema

Karim Benzema ka refuzuar të luajë në ndeshjen e ardhshme të Al-Ittihad.

Sulmuesi francez është i pakënaqur me ofertën e re të kontratës dhe ia ka bërë të qartë klubit se nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim.

Vendimi është marrë nga vetë Benzema, i cili ka zgjedhur të mos aktivizohet si shenjë pakënaqësie ndaj kushteve të propozuara në marrëveshjen e re.

Benzema gjatë këtij sezoni në ligë ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat