Ferizaj bën një transferim të bujshëm

Futboll

Ferizaj bën një transferim të bujshëm

Më: 29 janar 2026 Në ora: 21:08
Lulzim Abazi e Silva-Richards

FC Ferizaj ka bërë një nga transferimet më të bujshme në Superligë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ferizaj ka prezantuar sulmuesin i cili ka ardhur nga superliga portugeze, Ruben Silva-Richards.

Ai deri më tani ka qenë pjesë e skuadrës Estoril.

Ruben Silva-Richards tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Antalya, ku ka nisur menjëherë punën me stafin teknik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat