Ka ende kohë të zgjedhë Shqipërinë

Futboll

Ka ende kohë të zgjedhë Shqipërinë

Më: 30 janar 2026 Në ora: 09:01
Rocco Vata

Rocco Vata ka pësuar një tjetër dëmtim.

Edhe pse ai u rikthye nga një dëmtim i mëhershëm, luajti vetëm dy ndeshje me Watford, përballë Blackburn dhe Portsmouth, për t’u dëmtuar sërish.

Sipas raportimeve të fundit, mësohet se fantazisti 20-vjeçar ka mbyllur sezonin.

Ai nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e tij deri në fund të kampionatit, duke humbur kështu edhe ndeshjet me kombëtaren e Irlandës në muajin mars.

Kujtojmë se Rocco, djali i Rudi Vatës, mbetet ende një lojtar që mund të luajë për Shqipërinë.

Edhe pse ka luajtur 1 ndeshje zyrtare me irlandezët, ka një klauzolë të veçantë që e lejon të luajë me kuqezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat