Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Futboll

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Më: 30 janar 2026 Në ora: 16:51
Davide Frattesi

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve të fundit të këtij afati të transferimeve.

Musfushori italian, karrierën mund ta vazhdoj në Premierligën angleze, te skuadra e Nottingham Forest.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Nottingham ka kërkuar huazimin e tij nga Interi, me klauzolë pë blerjen e tij në fund të sezonit.

Vendimi përfundimtar do të merret nga vet lojtari.

Frattesi nuk po gjen hapsirat e nevojshme këtë sezon me trajnerin Christian Chivu, një arsye më shumë që të pranoj ofertën e skuadrës angleze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat